Theresa May cakton muajin janar për votimin e deputetëve për Brexit NULL NULL 17.12.2018 17:33 17.12.2018 17:33 Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se do ta dërgojë për votim marrëveshjen për tërheqje të vendit nga Bashkimi Evropian në javën e dytë të janarit, duke premtuar se do të marrë garanci nga BE-ja për ta thyer bllokadën e këtij procesi. Pasi Partia Laburiste kërcënoi se do ta organizojë një mocion mosbesimi nëse qeveria nuk ofron datë për votim të marrëveshjes, kryeministrja njoftoi se kuvendi do të debatojë për marrëveshjen para se të hidhet në votim në javën e dytë të janarit. Kryeministrja po mundohet që ta miratojë marrëveshjen për tërheqje nga BE-ja dhe po e refuzon mundësinë për një referendum të dytë. Pas një jave me plot paqartësi, gjatë së cilës i mbijetoi edhe një mocioni të mosbesimit nga partia e vet, ajo tha se zgjedhja e saj është marrëveshja paraprake, duke lënë si mundësi votimin e marrëveshjes, ndarjen pa marrëveshje ose qëndrimin e vendit në BE. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 5 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 38 minuta më parë