The Weeknd nuk pushoi së dashuruari Bellën NULL NULL 18.11.2017 18:46 18.11.2017 18:46 Ish-çifti i famshëm, The Weeknd dhe Bella Hadid, nuk janë kthyer bashkë, ndonëse kanë filluar të takohen sërish. 27 vjeçari që së fundi ishte në lidhje me Selena Gomez u pa duke lënë apartamentin e Bellës në New York City të martën mbrëma, por një burim për People pohon që ata dy nuk janë kthyer bashkë. “Ai po flet me Bellën, dhe ata kanë ndenjur po ashtu”, tha një burim i brendshëm sipas Daily Mail. “Ata nuk janë bashkë, ndonëse ende ka ndjenja. Abel nuk ndaloi kurrë së dashuruari Bellën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.