“The Ribbit” pushton ekranin e ABC-së NULL NULL 01.09.2015 12:00 01.09.2015 12:00 Çdo ditë në orën 16:00 në kinemanë ABC në ekranin 2D shfaqet filmi i animuar “The Ribbit”. Personazh i filmit është Ribiti një bretkë me problem identiteti. Ndryshe nga bretkocat e tjera, ai nuk ka qejf të kërcejë dhe ka frikë nga uji. Kështu, ai ka shumë pyetje për jetën. Së bashku me shokun e tij, ketrrin fluturues, ai niset në një udhëtim për ta gjetur të vërtetën, dhe vendin e tij në botë. Hutimi bëhet më i madh kur bretkun e hipnotizojnë dhe ai mendon që është njeri i mbyllur në trupin e bretkocës. Në fund, Ribiti e kupton se të jesh bretkocë nuk është gjë e keqe dhe që të dashurën e ka pasur aty pranë. Në rolet kryesore në këtë film në regji të Chuck Powers luajnë : Sean Astin, Tim Curry, Rusell Peters Më poshtë mund ta shihni trajlerin e “The Ribbit” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë