10:24, 14 Janar 2018

Revista e famshme amerikane “The Atlantic” ka publikuar një shkrim të gjatë për Zulfi Hoxhën, shqiptaro-amerikanin që besohet të jetë një nga liderët kryesor të Shtetit Islamik, njofton Klan Kosova.

Hoxha, thuhet në artikull, është djali i një shqiptaro-amerikani që është pronar i një picerie në New Jeresy.

Hoxha besohet të jetë bërë një nga komandantet kryesor të ISIS-it dhe një nga fytyrat e këtij grupi për të rekrutuar të rinjtë, sipas gjykatës federale në SHBA.

Ai ishte larguar nga SHBA-të me gjashtë prill të 2015. Katër ditë më vonë, gjendej në një kamp ushtrimesh të ISIS.

Është parë edhe në video propagandistike të organizatës famëkeqe.

Atlantic shkruan se tregime si ky i Zulfi Hoxhës janë përkujtues se në SHBA ekziston një rrjet i fuqishëm i rekrutimit të të rinjve.

Hoxha, thekson artikulli, është edhe një nga ata që merret me udhëtimet drejt grupeve të ISIS-it  për të rekrutuarit e rinj amerikanë.

“Në maj të 2017 mediat e ISIS-it në Irak lëshuan një video 45 minuta të gjatë të titulluar ‘Ne sigurisht se do i drejtojmë ata në rrugën tonë’. Si shumë produksione të tjera të ISIS-it, videoja paraqet ardhjen e luftëtarëve të huaj nga vende të ndryshme. Një nga të maskuarit është një amerikan me emrin Abu Hamza al-Amriki. Duke folur me aksent amerikan ai kritikon luftën e SHBA-ve kundër ISIS-it dhe u drejtohet ‘muwahiddin’ besimtarëve në Amerikë që të kryejnë sulme atje”, shkruan Atlantic, njofton Klan Kosova.

“’A jeni të gatshëm të mbysni ‘kaffir”ët, jo-besimtarët me një thikë, të hidhni ndërtesa në ajër, apo t’i hidhni ato në erë me vetura-bomba? Lirojeni vetën nga zjarri i ferrit duke mbytur qafirët’. Më vonë ai tregon armatimin e ISIS-it të marrë nga Shia dhe ushtria kurde që ISIS i kishte mposhtur në betejë. Pas hetimeve të amerikanëve është zbuluar se Abu Hamza al-Amriki është Zulfi Hoxha”.

Në SHBA raportohet se Hoxha mund të jetë diku rreth 27 vjet ndërsa vendndodhja e tij është në Irakun perëndimor.

Hoxha paraqitet edhe në një video tjetër ku kryen një vrasje dhe thotë se “po i dërgon një mesazh Obamës”. Kjo është edhe hera e parë që një shtetas amerikan ishte parë duke ekzekutuar dikë me prerje koke në një video propagandistike.

Atlantic shkruan se është e paqartë se si Hoxha është ngritur kaq shpejtë në hierarkinë komanduese të ISIS, porse kjo mund të ketë ndodhur me impresionimin që ai u ka bërë komandantëve të tij nga brutaliteti dhe dhuna e shfaqur.

klankosova.tv 

 

Interesante