Thaçi vizitë disaditore në SHBA NULL NULL 07.01.2017 22:19 07.01.2017 22:19 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook se ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar një vizitë disaditore, njofton Klan Kosova. “Sapo arrita në SHBA për një vizitë. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”. Presidenti, që shpesh nga analistët quhet i izoluar, për shkak të pjesëmarrjes së tij të paktë në evente ndërkombëtare, shkrimin e ka shoqëruar me një fotografi të një tjetër vizite të mëhershme që e kishte realizuar në SHBA. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 33 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 48 minuta më parë