Thaçi: Vdekja e shkrimtarit Fatos Arapi – humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe NULL NULL 11.10.2018 13:31 11.10.2018 13:31 epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të famshëm, Fatos Arapit, njofton Klan Kosova. Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që vdekja e Arapit është humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit: Vdekja e shkrimtarit Fatos Arapi është humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës. Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe. Ngushëllime të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare. Arapi është ndarë nga jeta sot, në moshën 88 vjeçare. Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Varroset sot gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë 51 minuta më parë
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë