Thaçi uron Adem Demaçin, e cilëson si ikonë për liri dhe pavarësi NULL NULL 26.02.2017 19:34 26.02.2017 19:34 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar ditëlindjen atij që njihet si “simbol i rezistencës”. “Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem”, ka përfunduar i pari i vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024