Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi thotë se Kosova ka vija të kuqe në dialog, Serbia duhet ta njohë Kosovën

NULL NULL
12.07.2018 13:45

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Kosova ka vija të kuqe ndaj Serbisë sa i përket çështjes së dialogut final me Serbinë.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje finale me Serbinë do të jetë historike dhe duhet të përmbyllet me njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Është dëgjuar kohëve të fundit edhe për vija të kuqe”.

”Nga shteti i Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare, marrëveshje finale historike të njohjes nga Serbia për shtetit të Kosovës”.

”Asnjë marrëveshje tjetër të përkohshme nuk do të ketë nga ky dialog përveç marrëveshjes finale e cila do të përfundojë me njohje reciproke”.

Këto deklarime Presidenti Thaçi i dha sot në adresimin e tij për media gjatë vizitës së tij të bërë në fabrikën e plastikës ‘’Kivo’’ në Kaçanik.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të kenë takimin e tyre të radhës më 18 korrik, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.