Thaçi takon një delegacion të komunitetit turk, i uron ditën e tyre NULL NULL 20.04.2018 14:17 20.04.2018 14:17 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga komuniteti turk i Kosovës për nder të “Ditës së komunitetit turk në Kosovë”. Duke i uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk për ditën e tyre, ai ka thënë se komunitetet e pasurojnë shoqërinë tonë me festat dhe kulturën e tyre. “Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”, u shpreh Thaçi. Ndërsa, Mahir Yagcilar, Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe kryesues i këtij delegacioni, theksoi se bashkëjetesa dhe toleranca kanë traditë shekullore në Kosovë. “Komuniteti turk është i përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës, të demokracisë dhe shoqërisë sonë”, shtoi Yagcilar. Kreu i shtetit kosovar e falënderoi delegacionin turk edhe për kontributin e vazhdueshëm në institucionet e vendet. Pas pavarësisë së Kosovës, 22 prilli është caktuar si Dita e Turqve dhe në Ligjin për Festat Zyrtare është caktuar si Ditë Memoriale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.