12:56, 17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian në Sofia të Bullgarisë.

Gjatë këtij takimi, Thaçi e Macron kanë biseduar për marrëdhëniet mes të dyja shteteve duke theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një qëllim të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

Takimin mes tyre e bëri të ditur vet Presidenti Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.

”Në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëdimor vazhdova bisedimet e Parisit me Presidentin Emmanuel Macron. Franca dëshiron që Bashkimi Europian të funskionojë dhe dëshiron që Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor të funksionojnë së bashku. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen që Republika e Francës jep për anëtarësimin tonë në forume ndërkombëtare”/klankosova.tv.

Interesante