10:21, 12 Korrik 2018

Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Klan Kosova merr vesh se aty është biseduar për bashkëveprimin e tri institucioneve më të larta në raport me dialogun me Serbinë dhe situatën e përgjithshme në vend.

Ky takim mes tyre u zhvillua në Kabinetin e Presidencës dhe vjen para takimi të radhës së Thaçit me homologun e tij serb Vuçiq në Bruksel më 18 korrik.

Po ashtu ky takim mes krerëve shtetëror u zhvillua edhe një ditë pas kthimit të Kryeminstrit Haradinaj  nga Samiti i Londrës, njofton Klan Kosova.