Thaçi takon Ahmetin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 10.08.2018 19:06 10.08.2018 19:06 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetari e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmetin, njofton Klan Kosova. Në një postim në Facebook, presidenti ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është interes strategjik për Ballkanin. Poashtu, shefi i shtetit ka njoftuar se me Ahmetin kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe pajtueshmërinë e të dyve që ky proces do të përmbyllet me sukses. “Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai. Ali Ahmeti në tetor të vitit të kaluar ishte shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve duke thënë se ndryshimi i kufijve të Kosovës është “me efekt domino”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë