Thaçi takohet me zyrtarin e lartë të Vatikanit NULL NULL 20.03.2017 22:08 20.03.2017 22:08 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me zyrtarin e lartë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Vincenzo Paglias. “Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t’i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira, është mik i vërtetë i Kosovës sot”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024