Thaçi takohet me Talbott, kujton lajmin më të mirë që i kishte dhënë NULL NULL 10.01.2017 23:27 10.01.2017 23:27 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar presidentin e Institutit Kërkimor, Brookings Institute, Strobe Talbott. “Gjate ditëve tona më të vështira si popull, në pranverë të vitit 1999, z. Talbott më kishte dhënë një prej lajmeve më të mira: “Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë! Ju siguroj se nuk do t’ju lëmë në mëshirë të askujt!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. Thaçi në këtë postim ka treguar poashtu se i ka bërë një ftesë Talbott që ta vizitojë Kosovën. “Sot kujtuam kohërat e shkuara, por biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe më gjerë. E ftova z. Talbott ta vizitojë Kosovën. Besoj të shihemi së shpejti edhe në Prishtinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 20 minuta më parë