21:51, 13 Mars 2018

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për të promovimin e librit “New State, Modern Stateman” i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger, ka zhvilluar një takim edhe me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Thaçi e Johnson gjatë takimit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dyshja janë pajtuar se dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.

Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook, me ç’rast falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.