Thaçi takim me McCain, flasin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës NULL NULL 11.01.2017 21:27 11.01.2017 21:27 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka zhvilluar një takim me senatorin John McCain. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në rajon dhe më gjerë si dhe për domosdoshmërinë e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook: “Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës. Diskutuam për të gjitha zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që ShBA-ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë. Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror. Mikun tonë, senatorin McCain, e ftova që ta vizitojë Kosovën dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë vizitë në të ardhmen. HTH” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 24 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë