Thaçi: Synimet shtetërore arrihen për aq kohë sa jemi të bashkuar dhe kemi mbështetjen e aleatëve NULL NULL 27.01.2019 18:24 27.01.2019 18:24 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë ditëve në vijim, institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Ai ka shtuar se të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore, transmeton Klan Kosova. “Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024