Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: S’ka arsye t’i frikësohemi Gjykatës Speciale, as unë as qytetarët

NULL NULL
13.02.2018 23:01

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale ishte një padrejtësi historike ndaj shtetit të Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare por sipas tij ajo u formua për hir të mbajtjes së partneritetit strategjik me SHBA-në, Bashkimin Europian e NATO-n, njofton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar për Reuters presidenti Thaçi kur është pyetur për mundësit e të qenit dëshmitar në çështjen e Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.

“Kjo ishte një padrejtësi historike, por për hir të mbajtjes së partneritetit strategjik me SHBA, BE dhe NATO krijuam atë (gjykatën)”.

“Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, është shprehur ai.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka deklaruar se nuk ndihet aspak i frikësuar nëse një ditë do të thirrej si n jë pandehur nga Gjykata Speciale. Ai për Reuters ka thënë madje se nuk duhet të frikësohet as edhe ndonjë qytetar tjetër, njofton Klan Kosova.

“Presidenti apo ndonjë qytetar tjetër i këtij vendi nuk ka arsye të ketë frikë”.

“Ne kurrë nuk kemi shkelur ligjin e Kosovës apo ligjet ndërkombëtare. Ne kemi luftuar kundër një diktatori, kundër një njeriu që ka kryer gjenocid, ” ka përfunduar Thaçi, njofton Klan Kosova.

Dhomat e Specializuara,  kanë autoritetin për të gjykuar guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për mizoritë e dyshuara në luftën që çoi në pavarësinë nga Serbia, është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, por i bazuar në Hagë për të minimizuar rreziqet e kërcënimit të dëshmitarëve dhe korrupsionin gjyqësor.

Më tej Reuters raporton edhe për përgatitjet e shtetit të Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.