Thaçi: Sa më shpejt që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi aq më afër është bashkimi kombëtar NULL NULL 20.09.2018 22:55 20.09.2018 22:55 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur për idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, ka folur shkurt edhe për mundësinë e që përmendet shpesh: Bashkimin kombëtar. “Edhe me idenë e bashkimit kombëtar me dalë do të ketë skeptik se do të thonë se Çamëria mbeti”, ka thënë Thaçi në Vizion Plus, përcjell Klan Kosova. “Sa më shpejt që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi më i afërt është Bashkimi Kombëtar”, është shprehur Thaçi. “Bashkimin e pretendojmë që ta kemi brenda familjes euro-atlantike”, ka shtuar ai pastaj. Thaçi ka thënë se procesi i konsolidimit të shtetësisë së Kosovës duhet t’i interesojë edhe Shqipërisë. “Shqipëria duhet të japë mbështetje institucionale dhe me Kushtetutë e ka që të interesohet për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Thaçi ka thënë se nëse nuk ndodh tash do të humbet një mundësi dhe do të vazhdojë status-quo. “Normalizimi do të sjell njohjen nga Serbia dhe poashtu njohjen nga pesë vendet tjera të BE-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days