Thaçi pas takimit në Bruksel: Marrëveshja finale brenda muajsh, s’ka lider kosovar që i thotë jo letrës së Trump NULL NULL 19.12.2018 16:41 19.12.2018 16:41 Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se javët dhe muajt e ardhshëm pritet që të finalizohet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Thaçi tha se të gjithë akterët ndërkombëtarë janë unik për rëndësinë e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes. “Sa i përket çështjes së mundësisë për arritjen marrëveshjes finale, gjithpërfshirëse dhe me njohje reciproke është inkurajues fakti që gjithë liderët e rajonit, pa dallim, mbështesin përpjekjet të Kosovës dhe të Serbisë duke konkluduar që arritja e marrëveshjes së tillë të prodhojë paqe dhe stabilitet në rajon”. “Nëse ka pasur hezitime para pak muajsh, sot të gjithë janë unik për rëndësinë e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale”. Thaçi theksoi se letra e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me arritjen e marrëveshjes Kosove-Serbi, është mesazhi i SHBA-ve dhe se shfaqë mbështetjen e plotë dhe unike për Kosovën dhe rajonin. “Nëse dikush ka pasur hezitime deri tani për rolin e SHBA-ve kjo dëshmon qartë me fakte se SHBA-të janë të involvuar në proces të mbështetjes së plotë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Liderëve të Kosovës u mbetet të punojnë me përgjegjësinë më të larte shtetërore dhe kombëtare për arritjen e një marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme”. “Sa i përket opinioneve lidhur me letrën e Trump, nuk besoj që ka lider në Kosovë që i thotë jo asaj letre”. Presidenti i vendit gjithashtu bëri të ditur se nuk pret të ketë takime tjera para fillimit të vitit të ardhshëm. Vuçiq tregon se a zhvilloi takim ndaras me Thaçin në Bruksel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days