11:23, 17 Prill 2018

Presidenti i vendi, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Temë kryesore e bisedës ndërmjet tyre ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, kancelarja Merkel e ka përgëzuar presidentin kosovar për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga ana e tij, Thaçi e ka falënderuar kancelaren gjermane për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, transmeton Klan Kosova.