Thaçi në “Fadil Vokrri”: Ditë të madhe për futbollin kosovar NULL NULL 13.08.2018 21:14 13.08.2018 21:14 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si “ditë të madhe për futbollin kosovar”, ndeshjen e sonte të Superkupën e Kosovës, e cila po zhvillohet në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova. “Mbi të gjitha, ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës ‘Fadil Vokrri’, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit kosovar në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Uroj Prishtinën dhe Dritën për një ndeshje fer dhe një spektakël të paharruar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024