Thaçi: Më mirë për të tjerët që nuk garova në këto zgjedhje NULL NULL 27.05.2017 23:32 27.05.2017 23:32 Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar çështjen e mediave për kohën e procesit zgjedhor. Sipas tij roli i mediave në kohën ndaj zgjedhjeve është i pazëvendësueshëm, derisa shton se nuk ndjen aq nostalgji që nuk është kësaj radhe pjesë e garës zgjedhore, njofton Klan Kosova. Në Analizën Zgjedhore të Baton Haxhiut, Presidenti Thaçi tha se mospjesëmarrja e tij në garë për zgjedhjet e parakohshme që do mbahen më 11 qershor, është një mundësi e mirë për të tjerët. ”Nuk është e imja të analizojë mediet. Roli i medieve është i pazëvendësueshëm në këtë proces. Më vjen mirë që ka kaq shumë media në ditët e sotme, ku secili ka mundësi të jep opinionin”. ”Nuk besoj që ka të ankohet dikush në Kosovë se s’ka ku të flet. Nuk kam nostalgji. Jam maksimalisht i koncentruar të kryej plotësisht mandatin tim politik”. ”Mendoj që është një vedisim i skenës politike. Është konkurrencë e ideve të ndryshme politike. Mirë është për shumë të tjerë që nuk jam në garë për këto zgjedhje”. ”Sprova e parë për këtë vit është organizimi i mirë i këtyre zgjedhjeve”. ”Ka qenë vullnet i shumicës partive politike të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Për mua çdo lider politike që komunikon me qytetarë e fiton një respekt të lartë. Një lider politik që nuk komunikon me qytetarë, nuk del mirë”. ”Komunikimi me qytetarë nuk shkruan askund që i ndalohet presidentit. Do të vazhdojë që edhe në ditët e ardhshme javët e ardhshme, të komunikojë me qytetarët. Nuk shkruan askund që Presidenti duhet të rrijë i mbyllur në zyrë”. ”Do të vazhdojmë punën tonë. Reagimet që mund të paraqiten aty këtu, i kuptoj por duhet të jepen në mënyrë të matur. Nuk jam pjesë e garës por jam pjesë e fuqishme e thirrjes për dalje masive në këto zgjedhje”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024