Thaçi me akuza të rënda për Hahn (VIDEO) NULL NULL 25.04.2017 20:33 25.04.2017 20:33 Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool Përmendja e bashkimit të Kosovës e Shqipërisë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, nxiti reagimin e Bashkimit Evropian. Është komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ai që shqetësimin e tij me këto deklarata e ndau me zv.kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një pritje që i organizoi në Bruksel. Por, ky qëndrim i Hahn, provkoi reagime të reja të presidentit Hashim Thaci. Ai për më pak se 24 orë i bëri dy postime në Facebook, kundër komisionerit evropian. Kështu Thaçi shkroi të hënën mbrëma, derisa një ditë më pas, shkroi BE-ja me naivitetin e saj të zakonshëm në raport me Kosovën, po bie pre e kësaj propagande të Serbisë. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që BE nuk ia ka hequr vizat. Bile, zyrtarë të kësaj të fundit edhe të martën konfirmuan se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi mbetet kusht për liberalizim. Kronikë e Kosovë Gjocit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 57 minuta më parë