13:19, 11 Tetor 2018

Presidenti Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Armeni.

Ai ka thënë se Kosova po i promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë.

“Sot nisi punimet Samiti i 17-të i Frankofonisë, në Jerevan të Armenisë, duke bashkuar përfaqësues të mbi 80 shteteve të botës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Republika e Kosovës ndan dhe promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë, si dhe promovon në vijimësi gjuhën dhe kulturën frënge të hapësirave frankofone”.

Sot nisi punimet Samiti i 17-të i Frankofonisë, në Jerevan të Armenisë, duke bashkuar përfaqësues të mbi 80 shteteve të…

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 11 octobre 2018