Thaçi i fton qytetarët të dalin në zgjedhje NULL NULL 18.11.2017 20:57 18.11.2017 20:57 Presidenti Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë të preferuarin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Klan Kosova. “Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt”. “Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”. “I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë