“Emocione të papërshkrueshme teksa shoh Kosovën të prezantohet në Stadiumin Olimpik në Peyong Chang. Paq fat Albin. Paq fat Kosovë”, ka shkruar presidenti Thaçi

13:38, 9 Shkurt 2018

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshkruar si shumë emocional prezantimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Peyong Chang të Koresë së Jugut.

Në llogarinë e tij në Twitter ai i ka uruar garuesit të vetëm kosovar, skitarit Albin Tahiri, suksese në sfidat që e presin, ndërsa vet shihet duke përcjellë paraqitjen e Tahirit.