thaci
19:35, 17 Shkurt 2017

Presidenti i vendit, Hashim Thaci është takuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vet Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”.

“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

 

Interesante