20:11, 20 Mars 2017

I gjithë organizimi u bë për të shënuar javën e gruas, por vëmendjen e morën dy burra.

Bëhet fjalë për Presidentin Hashim Thaçi dhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, të cilët kanë daljen e tyre të parë bashkë në publik pas mospajtimeve për çështjen e themelimit të ushtrisë, të cilën i pari po e do me një projektligj, derisa i dyti me ndryshime kushtetuese, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht dallimeve rreth kësaj çështjeje, diplomatit amerikan dhe Kryetarit të Kosovës u eci mirë muhabeti në mes veti.

Kur iu dha fjala, njeriu i parë i Uashingtonit në Prishtinë u fokusua te çështja e barazisë gjinore, derisa nuk e tha asnjë fjalë të vetme për çështje tjera.

Më pas, sipas programit, në gjuhën serbe i erdhi radha të ftohet në foltore Hashim Thaçit.

Duke e quajtur ide fisnike organizimin tashmë të rregullt vjetor ”Java e Gruas”, shefi i shtetit assesi në fjalimin e tij nuk e la anash Projektligjin e sponsorizuar nga vetë ai që Forcës së Sigurisë i jep mandat ushtarak.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

Interesante