Thaçi dhe Pacolli takojnë në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë, Dion NULL NULL 22.05.2018 12:15 22.05.2018 12:15 Presidenti, Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, ndodhën në Budvë të Malit të Zi ku do të zhvillohet Forumi i Zigurisë “To Be Secure”. Atje të dy, po shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar takime me drejtues dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme. Pak më parë Thaçi dhe Pacolli kanë takuar të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, përcjell Klan Kosova. “Me të diskutuam për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kanadasë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.