Thaçi dënon sulmin terrorist në Ankara NULL NULL 10.10.2015 15:51 10.10.2015 15:51 Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Ankara, në të cilin humbën jetën rreth 30 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi përmes një komunikate ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta autoriteteve të Republikës së Turqisë, popullit turk dhe familjeve të viktimave. “Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin turk dhe familjet e viktimave. Ne solidarizoheni përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi, transmeton Klan Kosova. Aktet e tilla mizore terroriste, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, dëshmojnë se sa i nevojshëm dhe i drejtë është vazhdimi pa kompromis i luftës kundër terrorizmit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 26 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë