10:34, 12 Korrik 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtorin në largim të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Thaçi ka thënë se ky dekorim ndaj Hope vjen si nderim për punën dhe angazhimin që ai bëri gjatë qëndrimit të tij në Kosovë si Drejtor i USAID-it, njofton Klan Kosova.

”I shpreh falënderimin e veçantë dhe i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme. Në këto katër vjetët e fundit ai ka punuar shumë për të ardhmen e vendit”.