
Juventus u eliminua javën e kaluar nga Champions League prej Real Madridit.
Portieri i Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon, u përjashtua më karton të kuq, pas protestave ndaj gjyqtarit Oliver që referoi në pikën e bardhë në disfavor të tyre.
Ky moment thuhet se do të mbetet i paharrueshëm për Buffon – pasi aty ai i ka dhënë fund karrierës në garat evropiane.
Që tash thuhet se portieri legjendar, është shumë afër që të bashkohet me klubin e ri – që është Boca Juniors në Argjentinë.
Shkaktar i kalimit të Buffon atje thuhet se do të jetë ish sulmuesi i Juventus, Carlos Tevez, i cili tashmë luan në këtë klub.