Tetëvjeçarja siriane reagon për sulmet në Ghoutan Lindore (FOTO) NULL NULL 23.02.2018 15:45 23.02.2018 15:45 Tetëvjeçarja nga Siria, Bana Alabed, e cila vazhdimisht raportonte për jetën e gjendjen e vështirë nga lufta në Aleppo, është rikthyer me rrëfime tashmë për të ndihmuar bashkëmoshatarët e saj nga Ghouta Lindore. Në postimet e saj të cilat më të zakonshmet janë në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka ndarë me miqtë një fotografi të dy fëmijëve krejtësisht ndërsa gjenden në mes të luftës, njofton Klan Kosova. ”Nëse këta fëmijë të pafajshëm në Siri nuk e bëjnë botën të reagojnë, atëherë motoja #Kurrëmë, paska qenë gënjeshtër #Ghouta”, shkruan ajo në reagimin e saj. If this innocent children in Syria don't make the world to act, then #NeverAgain was a lie. #Ghouta pic.twitter.com/lYqREexeae — Bana Alabed (@AlabedBana) February 22, 2018 Më shumë se 400 persona kanë mbetur të vdekur në Ghoutan Lindore, përderisa sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë, e mbështetur nga aeroplanët luftarak të Rusisë, po vazhdojnë në zonën e kontrolluar nga rebelët, njofton Klan Kosova. Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut ka bërë të ditur që të paktën 403 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e këtyre sulmeve që filluan ditën e diel, këtu duke përfshirë 150 fëmijë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 11 minuta më parë