Testimet gjenetike: Sëmundjet zbulohen disa dekada më herët NULL NULL 13.08.2018 22:00 13.08.2018 22:00 Njerëzit së shpejti mund të skanohen në lindje për gjasat e zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse, disa dekada para se të shfaqen simptomat e para. Teknika e dizajnuar nga Shkolla Mjekësore Harvard është po aq e thjeshtë si matja e kolesterolit. Përmes kësaj teknike kalkulohet ndjeshmëria e sëmundjeve të arterieve koronare, diabeti i tipit 2, inflamacioni i zorrëve dhe kanceri i gjirit, si dhe mund të përdoret për sëmundje të zakonshme. Në studimin e publikuar tek “Nature Genetics” ekspertët kanë thënë se mjekët tani mund të hetojnë faktorët e rrezikut shumë më herët, gjë që mundëson krijimin e trajtimeve të personalizuara për të parandaluar sëmundjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024