Testim i ri premtues për parandalimin e kancerit të gjirit NULL NULL 16.01.2019 16:10 16.01.2019 16:10 Ekspertët kanë zhvilluar një test që potencialisht do të ndryshojë parashikimin e rrezikut të gruave për kancer të gjirit. Ai kombinon informacion mbi historinë familjare dhe qindra shënues gjenetikë me faktorë të tjerë, si pesha, për të dhënë vlerësimin më të plotë të mundshëm, ka bërë të ditur Cancer Research UK. Testi ende nuk është në dispozicion në mënyrë rutinore – disa mjekë dhe specialistë fillimisht janë duke e testuar. Gratë me rrezikshmëri të lartë mund të marrin trajtime parandaluese dhe të kenë më shumë kontrolle, thonë studiuesit. Rreth 55,000 gra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo vit. Një pjesë e madhe e rasteve ndodhin tek gratë që kanë faktorët e rrezikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024