Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terroristët po e përdorin rrjetin e errët për t’u fshehur

NULL NULL
28.03.2017 09:55
Faceless hooded anonymous computer hacker with programming code from monitor, dark web concept

Po rritet numri i terroristëve që po i shfrytëzojnë pjesët e fshehura të Internetit në mënyrë që ta shmangin mbikëqyrjen, duke e përdorur rrjetin e errët (Dark Web) për ndërveprime të liga, thonë ekspertët.

Sipas sekretares së shtetit të Britanisë së Madhe, Amber Rudd, kjo është një arsye pse agjencitë qeveritare duhet të kenë qasje në këto shërbime të koduara, në mënyrë që ta mbrojnë publikun, duke e ringjallur debatin 20 vjeçar mbi nevojat e sigurisë dhe privatësisë, shkruan USA Today, transmeton Klan Kosova.

“Ne duhet të sigurohemi që organizatat si WhatsApp dhe plotë të tjera si ajo, nuk e sigurojnë një vend sekret për terroristët, që ata të komunikojnë me njëri-tjetrin”, tha Rudd.

Këto shqetësime u ngritën pasi që u vërtetua se terroristi i dyshuar në sulmin në Londër, Khalid Masood ia kishte dërguar një mesazh, përmes WhatsApp-it, një personi të panjohur, pak para sulmit të së dielës që la të vdekur katër persona dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.