Tërnava thotë se statusi juridik i bashkësive fetare po zvarritet pa arsye NULL NULL 14.06.2018 08:26 14.06.2018 08:26 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të zgjidhet statusi juridik i bashkësive fetare. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Tërnava ka theksuar se pa arsye është duke u zvarritur statusi juridik i bashkësive fetare. Ai ka thënë se draftiligji i cili tanimë është në Kuvend nuk u jep zgjidhje bashkësive fetare, megjithatë ato i vë në kuadër të ligjit. Tërnava ka pohuar se duhet të gjendet zgjidhje që imamët dhe nëpunësit e BIK-ut të kenë pagë të pranueshme edhe të dinjitetshme. Në këtë intervistë Tërnava ka folur edhe për sfidat me të Vikar përballet institucioni që drejton. Ai ka theksuar se ndër sfidat e BIK-ut janë edukimi dhe ruajtja e besimtarëve në rrugën e drejtë, luftimi i doktrinave ekstremiste, parandalimi i dukurive negative si vetëvrasjet dhe përdorimi i narkotikëve. Tërnava ka bërë me dije se xhamia qendrore në kryeqytet do të ndërtohet këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë