Tërmeti në Indonezi mund të shkaktojë cunami NULL NULL 02.03.2016 15:06 02.03.2016 15:06 Indonezia ka paralajmëruar për një cunami të fuqishëm pas tërmetit prej 7.9 magnitude që i goditi sot brigjet perëndimore të ishullit të Sumatrës. Për momentin nuk ka ndonjë raportim për viktima dhe dëme materiale, transmeton Klan Kosova. Në fillim Shërbimi Gjeologjik në ShBA kishte thënë se tërmeti ishte me 8.2 magnitutë më pas 8.1 e tani përfundimtarja është që tërmeti ishte 7.9 magnitutë. Indonezia ishte goditur rëndë nga cunami në Oqeanin Indian në vitin 2004 që shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrt e Pacifikut”, një zonë shumë aktive sizmike. Cunami i vitit 2004 kishte lënë të vdekur 240 mijë persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 4 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 7 minuta më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 19 minuta më parë