Tërhiqet projektligji i Trump-it për sigurimin shëndetësor NULL NULL 24.03.2017 21:14 24.03.2017 21:14 Projektligji për sigurimin shëndetësor të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr në momentin e fundit, pasi nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Kongres. Trump tha se ky projektligj është dashur të tërhiqet pasi u bë e qartë se nuk do të marrë minimumin e 215 votave të nevojshme nga republikanët, transmeton Klan Kosova. Kjo tërheqje e sigurimit shëndetësor është parë si një goditje e madhe për Trump. Shfuqizimi dhe zëvendësimi i programit të njohur si Obamacare ishte një nga premtimet e tij të mëdha zgjedhore. Trump thuhet se kishte paralajmëruar republikanët që në qoftë se ata nuk votojnë për projektligjin e tij, atëherë ata do të “ngecin” me program e kujdesit shëndetësor të ish-presidentit, Barack Obama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 21 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 28 minuta më parë