Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave NULL NULL 06.12.2017 18:47 06.12.2017 18:47 Një amerikan po akuzohet për zjarrvënie dhe vrasje në tentativë, pasi i vuri flakën shtëpisë në Las Vegas derisa nëna e tij ishte brenda saj. Sipas raportit të policisë, mosmarrëveshja me të ëmën ndodhi rreth larjes së rrobave. 28-vjeçari Timothy Colton, ishte duke i goditur dhe mallkuar policët kur ata po e arrestonin. Ndërsa derisa ishte në paraburgim ai po e shkelmonte derën e ulëseve të pasme dhe po e godiste kokën në pjesën plastike. Nëna e tij 60-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara, u shpëtua nga zjarrfikësit, transmeton Klan Kosova. Policia raporton se Colton është njeri agresiv dhe kërcënoi nënën e tij me vrasje dhe se do ta digjte shtëpinë. Ai i vuri flakë derës së përparme të shtëpisë dhe u largua duke ikur. Ndërsa më pas është gjetur duke u fshehur disa blloqe më larg brenda një parkingu veturash. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.