12:25, 26 Qershor 2018

Gazetarja sportive nga Brazili, Julia Guimaraes, gjatë një transmetimi direkt në Rusi të lojës Japoni-Senegal, u tmerrua kur një i panjohur tentoi ta puthte atë.

Ajo reagoi menjëherë duke e shtyer dhe i tha qe të mos sillej asnjëherë në këtë mënyrë me ndonjë femër. Guimaraes në një postim në Twitter ka shkruar se në vendin e saj, Brazilin asnjehere nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë, kurse në Rusi ishte hera e dytë që përballej me një situatë të tillë gjatë një transmetimi direkt. Gazetarja tha që në ceremoninë e hapjes në lojën Rusi-Egjipt ishte poashtu e ngacmuar.

Në mars të po këtij viti u hap debati për ngacmimet seksuale të gazetareve sportive që përjetojnë gjatë punës së tyre. Për këtë arsyje u bë një fushatë kundër puthjeve dhe prekjeve nga fansat dhe atletët gjatë punës së tyre.