USA, New York State, New York City, Crime scene barrier tape
10:36, 12 Janar 2017

Në rrugën Aleksander Fleming në Prizren, të mërkurën një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar nga dy të panjohur.

Policia raporton se personi në fjalë ka deklaruar se të dyshuarit edhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke tentuar që ta vrasin.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jete. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë te kalibrit te panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

 

Interesante