Temperatura në vikend do të arrijë deri në 25 gradë Celsius NULL NULL 20.04.2018 21:28 20.04.2018 21:28 Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Sipas IHMK, shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales derisa indeksi UV në kufijt e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare. Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje por temperaturat do të jenë të larta mbi vlerat e mesatareve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024