Telefonat më popullorë të javës NULL NULL 27.05.2015 09:00 27.05.2015 09:00 Kemi përsëri disa lëvizje të reja në listën e 10 telefonave më popullorë, përveç Samsungut që vazhdon të mbajë vendin e parë. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena. Samsung Galaxy S6 nuk e ka ndërmend të lërë vendin e parë. Ky telefon inteligjent vazhdon akoma të kryesojë në listën e përjavshme të telefonave më popullorë, duke lënë pas rivalët e tij. Vendin e dytë këtë javë e ka zënë Galaxy Grand Prime, ndërsa Asus Zenfone 2 ZE551ML është pozicionuar në vend të tretë. Apple iPhone 6 është ngjitur një pozicion më sipër këtë javë, duke u listuar në vend të katërt. Ndërsa Galaxy A5 dhe Galaxy S5 vazhdojnë të pozicionohen në vend të pestë dhe të gjashtë, respektivisht. Telefoni inteligjent Yu Yuphoria, i cili javës së kaluar ishte në vend të dytë, këtë javë ka rënë në vend të shtatë. Listës së kësaj jave i janë bashkuar edhe Lenovo A7000, Galaxy E7 dhe Galaxy Note 4, që pozicionohen në vend të tetë, të nëntë dhe të dhjetë, respektivisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024