Fwmijwt qw pwrdorin pajisje teknologjike nisin tw flasin mw vonw, thotw studimi i publikuar nga Pediatric Academic Societies Meeting

16:05, 19 Maj 2017

Ky shekull po i takon gati krejtësisht teknologjisë, në të gjitha dimensionet, gati pa asnjë përjashtim.

Por ndërsa një pjese të njerëzve ajo ua ka lehtësuar jetën, për prindërit e rinj ky nuk është fakt gjithaq lehtë i pranueshëm.

Ata ndoshta me arsye shqetësohen për shkak se fëmija i tyre kalon për një kohë të gjatë duke shikuar pajisjet mobile, pasi studim i ri tregon se përdorimi i pajisjeve të tilla ndikon në vonesën e të folurit te këta fëmijë.

Catherine Birken, shkencëtare dhe bashkëautore e studimit të ri të Pediatric Academic Societies Meeting, thotë se përdorimi  pajisjeve mobile nga fëmijët ndikon në vnonesën në të folur tek ta.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 900 fëmijë të moshës 18-muajshe, 20 për qind e tyre kanë kaluar mesatarisht 28 minuta në ditë duke përdorur pajisjet mobile.

“Besoj se studimi i parë i përdorimit të pajisjeve mobile ndikon te vonesa e komunikimit te fëmijët, por në bazë të studimit nuk mund të nënvizohen konkludime definitive”, tha ajo.

Studimi konfirmon rekomandimin se fëmijët nën moshën 18-muajshe nuk duhet të përdorin pajisje teknologjike, pasi pediatrit besojnë se zhurma dhe aktivitetet e lidhura me pajisjet largojnë fëmijët nga prindërit.

Interesante