Tek Interi besojnë ende – Modriç i kontakton serish NULL NULL 14.08.2018 11:00 14.08.2018 11:00 Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e Interit nuk janë venitur ende. Mediat italiane raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zikaltërit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t’u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes. Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t’i kërkuar largimin, ndërsa zikaltërit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A, shkruan Top Channel. Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë