Të vrarët në Vlorë, dyshohet për hakmarrje NULL NULL 25.07.2016 10:00 25.07.2016 10:00 Policia dyshon se pas vrasjes së ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës në Vlorë, qëndron hakmarrja dhe në shënjestër të autorëve ka qenë një 45-vjeçar. Ilir Deromemaj, 45-vjeç dhe Dhimitër Cani, 60 vjeç, që të dy nga Vlora gjetën vdekjen si pasojë e plumbave të marrë. Ndërsa 50-vjeçari Krenar Runaj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë pasi u dëgjua një breshëri e gjatë automatike. Policia gjeti para lokalit tre personat, dy të vdekur dhe një i plagosur dhe ka dërguar këtë të fundit në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gezhoja të një arme “Kallashnikov”. Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh sportive në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar dhe dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë 45-vjeçari Deromemaj, i cili thuhet se në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj. Gjithsesi, kjo është vetëm një pistë hetimore e policisë për këtë ngjarje, ndersa po punohet gjithashtu për të zbuluar lidhjen që kanë viktimat mes tyre dhe për të kuptuar nëse janë të rastësishëm në vendngjarje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 11 minuta më parë