15:07, 8 Nëntor 2018

Tre nga goditjet masive më vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane kanë ndodhur këto dy vitet e fundit.

Në shkurt, një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Floridën juglindore, duke vrarë të paktën 17 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë, njofton Klan Kosova.

Në fillim të nëntorit 2017, të paktën 26 vetë u vranë në një gjuajtje me armë gjatë një shërbimi të kishës në Sutherland Springs të Teksasit, duke u bërë ” gjuajtja më e madhe në historinë e shtetit”, tha guvernatori Greg Abbott.

Gjuajtja u bë rreth një muaj pasi Stephen Paddock hapi zjarr në një koncer në Mandalay Bay Resort dhe Kazino në Las Vegas Strip, duke vrarë 58 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 500 të tjerë.

Tri këto të shtëna janë që më së shumti kanë sjellë vdekje në SHBA që nga viti 1949.

Ndryshe edhe sot një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub nate në Kaliforni duke vrarë të paktën 12 vetë, duke përfshirë një oficer policie.