14:37, 10 Gusht 2018

Policia në Kanada ka bërë të ditur që të paktën katër persona janë vrarë pas të shtënave në qytetin lindor të Kanadasë, në New Brunswick.

Banorët e kësaj pjese janë këshilluar që të qëndrojnë brenda shtëpive me dyer të mbyllura, që të jenë të sigurt.

Tutje policia ka deklaruar se detajet në lidhje me këtë ngjarje do të bëhen të ditura së shpejti.
Autoritetet e kanë përshkruar sulmin si “të shtëna aktive”.

Mediat lokale kanë raportuar se të shtënat janë dëgjuar menjëherë pas orës 07:00 të mëngjesit në kohë lokale.